Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar të shtunën në Podujevë, ku ka zhvilluar takime me qytetarë dhe mbështetës të partisë.
Ai vlerësoi angazhimin e atyre që, sipas tij, e mbajnë LDK-në gjallë në çdo kohë, duke theksuar se dyert e partisë do të mbesin gjithmonë të hapura për të gjithë ata që besojnë dhe kontribuojnë me zemër. Abdixhiku falënderoi qytetarët e Podujevës për pritjen dhe ngrohtësinë.
Postimi i plotë:
Një e shtunë në Podujevë.
Një çaj llapi, ecje sheshi dhe një takim me njerëz që mbajnë LDK-në gjallë çdo ditë; në kohë të mira e në kohë të vështira, pa kushte e pa llogari.
Dyert e LDK-së do të mbeten gjithmonë të hapura për secilin që beson, që jep dhe që kontribuon me zemër për këtë shtëpi të përbashkët.
Faleminderit Podujevës dhe qytetarëve për ngrohtësinë, respektin dhe pritjen.