Tahiri, pas protestës në Shkup: Dielli do të lindë përsëri

Aktuale

Tahiri, pas protestës në Shkup: Dielli do të lindë përsëri

Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 21:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka përshëndetur protestën e sotme të mbajtur në Shkup, ku u kërkua lirimi nga Haga i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke shpërndarë fotografi nga protesta, Tahiri u shpreh se “dielli do të lindë përsëri”.

“Dielli do të lindë përsëri. Për të vërtetën, për drejtësinë dhe për dinjitetin e luftës sonë të drejtë.

Do të lindë për ata që qëndruan drejt, bashkë, pa u lëkundur. Për burrat që ia kushtuan një jetë Kosovës: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Sot, nga Shkupi, zëri ynë u dëgjua fuqishëm: liri për çlirimtarët!” shkroi Tahiri.

Kujtojmë se protesta e sotme ishte në vazhdën e protestave në Prishtinë, Tiranë e diasporë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat