Osmani falenderon liderët e Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndaj Kosovës

Aktuale

Osmani falenderon liderët e Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndaj Kosovës

Më: 18 dhjetor 2025 Në ora: 12:12
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen nga samiti BE-Ballkan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njofton se takimet intensive gjatë Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel kanë sjellë rezultate të rëndësishme për vendin.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka theksuar se më në fund është marrë vendimi për heqjen e masave të padrejta që ishin vendosur ndaj Kosovës.

“Falënderoj përzemërsisht liderët e Bashkimit Evropian, si dhe të gjithë partnerët tanë, për vlerësimin e angazhimit të palodhur të Kosovës,” ka shkruar Presidentja Osmani.

Postim i plotë:

Takimet intensive gjatë Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel sollën rezultate konkrete për vendin tonë. Më në fund u mor vendimi që të hiqen masat e padrejta të vendosura ndaj Kosovës.

Falënderoj përzemërsisht liderët e Bashkimit Evropian, si dhe të gjithë partnerët tanë, për vlerësimin e angazhimit të palodhur të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat