Shea thotë se NATO mund të hapë dyert për Kosovën e Bosnjën, nëse i duhet të heqë dorë nga Ukraina për momentin

Aktuale

Shea thotë se NATO mund të hapë dyert për Kosovën e Bosnjën, nëse i duhet të heqë dorë nga Ukraina për momentin

Më: 19 dhjetor 2025 Në ora: 16:35
Ish-zyrtari i NATO-s, Jamie Shea

Ish-zyrtari i NATO-s, Jamie Shea, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ka thënë se NATO mund t’i hapë dyert për Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën në rast se do t’i duhet te heq dorë nga anëtarësimi i Ukrainës përkohësisht.

Sipas Shea, NATO një gjë të tillë do ta bënte për të treguar se ka pavarësi të plotë në marrjen e vendimeve dhe se Rusia s’mund të ndikojë në sovranitetin e Aleancës.

NATO është krenuar gjithmonë me autonominë e vendimeve të saj. Nëse i duhet te heq dorë për momentin nga anëtarësimi i Ukrainës, mund të dëshirojë të kompenzojë këtë duke u zgjeruar drejt dy vendeve kandidate, Bosnje Hercegovinës dhe Kosovës, për të treguar që dyert e Aleancës janë të hapura”, ka thënë Shea.

Shea gjithashtu ka këshilluar Kosovën për thellim raportesh me Shqipërinë dhe Kroacinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat