Ka filluar fluksi i ardhjes së mërgimtarëve në Kosovë për festat e fundvitit.
Në përditësimin e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të hyrë te pikëkalimi kufitar Dheu i Bardhë shkojnë deri në një orë.
Ndërkaq, në Merdarë nuk ka fluks me pritje nga 5-10 minuta.
Në pikat tjera kufitare, situata paraqitet më e qetë, me fluks më të vogël udhëtarësh dhe pritje minimale