Ngritet aktakuzë ndaj një ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës

Aktuale

Ngritet aktakuzë ndaj një ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës

Më: 23 dhjetor 2025 Në ora: 15:12
Shpend Ahmeti

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Sh.A., për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

I pandehuri akuzohet se, nga viti 2018 e në vazhdimësi deri në vitin 2022, në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë, përkatësisht duke mos deklaruar deponimet në para të gatshme, të realizuara personalisht gjatë viteve përkatëse.

Sipas aktakuzës, shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172,600.00 euro.

Rasti i është dërguar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat