​Gjendja aktuale në pikat e vendkalimeve kufitare

Aktuale

​Gjendja aktuale në pikat e vendkalimeve kufitare

Më: 24 dhjetor 2025 Në ora: 21:37
Ilustrim

Në orët e mbrëmjes ka nisur rënia e dukshme e fluksit të automjeteve dhe kolonave në pothuajse të gjitha pikat e vendkalimeve kufitare të Kosovës.

Përjashtim bën vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë ku kolona e automjeteve në hyrje të kësaj pike është deri në 100 metra, ndërsa pritjet e qytetarëve janë nga 20 deri në 30 minuta, raporton kp.

Kolonë prej 100 metrash ka edhe në dalje të këtij vendkalimi kufitar me pritjet që zgjasin deri në 30 minuta.

Pritje ka edhe në hyrje të pikës tjetër kufitare Bërnjak, me pritjet deri në 30 minuta, por pa kolona të automjeteve. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat