​Fluksi aktual në pikat e kalimeve kufitare

Aktuale

​Fluksi aktual në pikat e kalimeve kufitare

Më: 25 dhjetor 2025 Në ora: 21:42
Foto ilustrim

Jarinje është aktualisht pika më e ngarkuar në orët e mbrëmjes, sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Kolona e automjeteve në hyrje të kësaj pike të kalimit kufitar është e gjatë deri në 500 metra, ndërsa pritjet e qytetarëve janë nga 40 deri në 50 minuta.

Edhe në dalje të kësaj pike kufitare qytetarët duhet të presin deri në 10 minuta me kolonat e automjeteve deri në 20 metra.

Në pikat e tjera të kalimeve kufitare fluksi është pothuajse pa pritje e kolona të automjeteve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat