​Përmbyllet fushata elektorale

Aktuale

​Përmbyllet fushata elektorale

Më: 27 dhjetor 2025 Në ora: 07:54
Foto ilustrim

Partitë politike kanë vendosur që sot ta përmbyllin fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen nesër në Kosovë.

Lidhja Demokratike e Kosovës fushatën elektorale e ka përmbyllur mbrëmë. Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur që sot duke filluar nga ora 14:00, ta përmbyll fushatën elektorale në njërin nga hotelet në Prishtinë.

Partia Demokratike e Kosovës përmbyll fushatën në AMC Hall në Prishtinë, duke nis nga ora 17:30.

Kurse, Lëvizja Vetëvendosje përmbyll fushatën në salla e madhe të sporteve në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 18:00.

Policia e Kosovës e ka vlerësuar fushatën si të qetë dhe pa incidente.

Përndryshe, sipas ligjit të ri, partitë politike e kanë të drejtën ta zhvillojnë fushatën derisa të nis procesi I votimit, që është nesër në orën 07:00.

Ndërkohë, pas pak nis shpërndarja e materialeve nga depo e KQZ-së në komuna.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat