Votojnë në Hagë ish-drejtuesit e UÇK-së

Aktuale

Votojnë në Hagë ish-drejtuesit e UÇK-së

Më: 27 dhjetor 2025 Në ora: 20:40
Hashim Thaci/ Rexhep Selimi/ Kadri Veseli/ Jakup Krasniqi

Votojnë në Hagë ish-drejtuesit e UÇK-së

Ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen në Kosovë, të dielën më 28.12.2025.

Kështu ka konfirmuar për media zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se gjatë javës, shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara, në Hagë, kanë realizuar të drejtën kushtetuese dhe kanë votuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Elezi më 27.12.2025.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat