Përfundon numërimi i votave: VV fituese e padiskutueshme – ja si do të duket legjislatura e re

Aktuale

Përfundon numërimi i votave: VV fituese e padiskutueshme – ja si do të duket legjislatura e re

Më: 28 dhjetor 2025 Në ora: 08:13 Përditësuar në ora: 18:35 më 02.01.2026
Kuvendi i Kosovës

KQZ publikon rezultatet e para nga votimi në ambasada dhe konsullata

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur publikimin e rezultateve nga votimi i qytetarëve të Kosovës në ambasada dhe konsullata diplomatike.

Deri më tani janë numëruar 17 nga 40 kuti të votimit, apo 42.50 për qind e totalit.

Sipas rezultateve preliminare të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm edhe në votimin diplomatik, duke marrë shumicën dërrmuese të votave.

Rezultatet e deritanishme nga votimi në ambasada dhe konsullata:

Lëvizja Vetëvendosje – 85.21 për qind, 3,399 vota
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 6.09 për qind, 243 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 5.69 për qind, 227 vota
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 1.58 për qind, 63 vota
Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) – 0.68 për qind, 27 vota
Nisma Socialdemokrate – 0.33 për qind, 13 vota

Numërimi i votave nga ambasadat dhe konsullatat pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa rezultatet përfundimtare do të publikohen pas përfundimit të procesit të plotë të numërimit. Këto vota mund të kenë ndikim në renditjen përfundimtare të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë.

Numërimi i votave drejt fundit, mbesin edhe këto katër komuna

Nga: A.M.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me nuëmrimin e votave për kandidatë për deputetë.

Deri më tani janë numëruar shumica e votave, apo më saktë 93,70%, përcjell “Bota sot”.

Po ashtu, po thuajse në të gjitha komunat kanë përfunduar numërimet.

Mirëpo, vetëm edhe në 4 komuna po vazhdon numërimi: Prishtinë, Gjilan, Ferizaj dhe Pejë.

Numërimi i votave jashtë Kosovës, KQZ proceson mbi 90% të vendvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur numërimin e fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga përfaqësitë diplomatike.

Më 27 dhjetor 2025, votimi u zhvillua në 29 përfaqësi diplomatike në 18 shtete të ndryshme. Nga 19,187 shtetas të regjistruar, kanë votuar 16,165, apo 84.24%. Këto fletëvotime janë aktualisht në proces numërimi. Pas përfundimit të tyre, do të vazhdojë numërimi i votave të dërguara me postë, të mbledhura nga kutitë postare në Berlin dhe Bernë.

Sa i përket Qendrave Komunale të Numërimit (QKN), nga 11 komuna, deri në mesnatën e së enjtes procesi ka përfunduar në 5 komuna: Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan dhe Suharekë, ndërsa po vazhdon në 6 komuna: Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Gjilan dhe Ferizaj. KQZ planifikon që aktivitetet në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit të përmbyllen gjatë kësaj fundjave.

Deri më tani, (2 janar 2026, ora 10:00) janë procesuar mbi 90% e vendvotimeve, ndërsa procesi i numërimit ka përfunduar tashmë në 32 komuna, përfshirë: Mamushë, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Kllokot, Partesh, Mitrovicë e Veriut, Novobërdë, Zveçan, Viti, Zubin Potok, Ranillug, Dragash, Istog, Obiliq, Gllogoc, Deçan, Shtime, Klinë, Kamenicë, Fushë Kosovë, Leposaviq, Graçanicë, Vushtrri, Rahovec, Skënderaj, Kaçanik, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan dhe Suharekë.

KQZ: Synojmë të shpallim rezultatet përfundimtare në kohë sa më të shpejtë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku po synojnë të shpallin në kohë sa më të shpejtë rezultatet përfundimtare.

Kështu ka deklaruar në një konferencë për media zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me aktivitetet të cilat kanë për qëllim të shpallin në një kohë sa më të shpejtë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 28 dhjetor”, tha Elezi.

Sa i përket numrit të shtetasve të regjistruar për votim me postë, sipas Elezit ka qenë rreth 58 mijë, pra ende nuk është përmbyllur procesi i tërheqjes së fletëvotimeve nga kutitë postare, andaj ende nuk dihet sa prej këtyre shtetasve kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës.

Ndërkohë, Elezi bëri të ditur po ashtu se procesi i numërimit për kandidatë për deputetë, po vazhdon në komunat si Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Gjilan dhe Ferizaj.

Albin Kurti thyen rekord votash, LVV dominon listën e deputetëve më të votuar

Nga: A.M.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur afër fundit të numërimit të votave për kandidatët për deputetë, ku deri më tani, janë numëruar 90,03% e votave.

Më poshtë, “Bota sot” u sjell rezultatet për 10 deputetët më të votuar të partive politike LVV, PDK, LDK dhe AAK.

Top 10 kandidatët më të votuar te LVV:

Albin Kurti – 313,114 Vota

Glauk Konjufca – 242,703 Vota

Albulena Haxhiu – 127,733 Vota

Hekuran Murati – 126,444 Vota

Donika Gërvalla-Schwarz – 114,098 Vota

Xhelal Sveçla – 101,371 Vota

Hajrulla Çeko – 90,822 Vota

Avni Dehari – 83,998 Vota

Mimoza Kusari Lila – 75,083 Vota

Ejup Maqedonci – 70,891 Vota

Top 10 kandidatët më të votuar te PDK:

Bedri Hamza – 140,894 Vota

Arian Tahiri – 62,825 Vota

Përparim Gruda – 57,694 Vota

Uran Ismaili – 46,872 Vota

Sala Jashari – 42,393 Vota

Vlora Çitaku – 38,223 Vota

Enver Hoxhaj – 34,078 Vota

Arben Mustafa – 33,075 Vota

Nait Hasani – 27,388 Vota

Rrahman Rama – 25,323 Vota

Top 10 kandidatët më të votuar te LDK:

Lumir Abdixhiku – 70,832 Vota

Hykmete Bajrami – 44,248 Vota

Ukë Rugova – 38,976 Vota

Avdullah Hoti – 35,214 Vota

Doarsa Kica Xhelili – 34,299 Vota

Kujtim Shala – 31,548 Vota

Anton Quni – 25,409 Vota

Armend Zemaj – 22,561 Vota

Lutfi Haziri – 20,681 Vota

Jehona Lushaku Sadriu – 16,258 Vota

Top 10 kandidatët më të votuar te AAK:

Ramush Haradinaj – 37,181 Vota

Daut Haradinaj – 22,075 Vota

Besnik Tahiri – 21,989 Vota

Bekë Berisha – 16,124 Vota

Agim Çeku – 14,900 Vota

Time Kadrijaj – 14,093 Vota

Burim Ramadani – 13,570 Vota

Arber Tolaj – 13,131 Vota

Lahi Brahimaj – 10,000 Vota

Pal Lekaj – 9,476 Vota

Sot nis numërimi i fletëvotimeve nga diaspora

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot nis numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht i fletëvotimeve nga votimi përmes postës që deri më tani janë tërhequr nga dy kutitë postare jashtë Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), bën të ditur se të premten, (sot) do të nis numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora, pra i fletëvotimeve nga votimi përmes postës, të cilat janë tërhequr nga dy kutitë postare në jashtë Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se sot nga ora 10:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht i fletëvotimeve nga votimi përmes postës që deri më tani janë tërhequr nga dy kutitë postare jashtë Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se dje ka rifilluar procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në 11 komuna.

Kurti i pakonkurrencë, Hamza kryeson PDK-në: Top 10 më të votuarit nga secila parti

Nga: A.M.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rifilluar me numërimin e votave për kandidatët për deputetë, ku deri më tani, janë numëruar 83,46% e votave.

Më poshtë, “Bota sot” u sjell rezultatet për 10 deputetët më të votuar të partive politike LVV, PDK, LDK dhe AAK.

Top 10 kandidatët më të votuar te LVV:

1.ALBIN KURTI - 291,855 Vota

2.GLAUK KONJUFCA - 226,763 Vota

3.ALBULENA HAXHIU - 119,121 Vota

4. HEKURAN MURATI - 117,899 Vota

5. DONIKA GËRVALLA- SCHËARZ - 106,253 Vota

6. XHELAL SVEÇLA - 94,658 Vota

7. HAJRULLA ÇEKO - 85,185 Vota

8. AVNI DEHARI - 78,260 Vota

9. MIMOZA KUSARI LILA - 70,606 Vota

10. EJUP MAQEDONCI - 66,175 Vota

Top 10 kandidatët më të votuar te PDK

1. BEDRI HAMZA - 132,733 Vota

2. ARIAN TAHIRI - 60,289 Vota

3. PËRPARIM GRUDA - 55,718 Vota

4. URAN ISMAILI - 44,372 Vota

5. SALA JASHARI - 40,882 Vota

6. VLORA ÇITAKU - 36,374 Vota

7. ENVER HOXHAJ - 32,006 Vota

8. ARBEN MUSTAFA - 31,180 Vota

9. NAIT HASANI - 25,265 Vota

10. RRAHMAN RAMA - 24,278 Vota

Top 10 kandidatët më të votuar te LDK:

1. LUMIR ABDIXHIKU - 65,309 Vota

2. HYKMETE BAJRAMI - 40,858 Vota

3.UKË RUGOVA - 36,020 Vota

4. AVDULLAH HOTI - 32,777 Vota

5. DOARSA KICA XHELILI - 31,763 Vota

6. KUJTIM SHALA - 28,762 Vota

8. ANTON QUNI - 23,524 Vota

8. ARMEND ZEMAJ - 20,899 Vota

9. LUTFI HAZIRI - 19,089 Vota

10. JEHONA LUSHAKU SADRIU - 15,116 Vota

Top 10 kandidatët më të votuar te AAK:

1. RAMUSH HARADINAJ - 34,074 Vota

2. DAUT HARADINAJ - 20,351 Vota

3. BESNIK TAHIRI - 20,149 Vota

4. BEKË BERISHA - 14,635 Vota

5. AGIM ÇEKU - 13,535 Vota

6. TIME KADRIJAJ - 12,976 Vota

7. BURIM RAMADANI - 12,586 Vota

8. ARBER TOLAJ - 11,854 Vota

9. LAHI BRAHIMAJ - 9,014 Vota

10. PAL LEKAJ - 8,530 Vota

Rifillon numërimi i votave në 11 komuna, jep detaje KQZ

Sot, në orën 16:00 në 11 komuna ka rifilluar procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi thekson për kp se Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat ka rifilluar procesi, u takojnë këtyre komunave: Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Gjilan, Ferizaj, dhe Suharekë.

“Numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara nga të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit është mbi 2,009 nga 2,557 vendvotime apo më shumë se 78.57%”, thekson Elezi.

Ai thekson se në 27 komunat me 1,033 vendvotime, të cilat kanë përmbyllur aktivitetet deri të mërkurën (31 dhjetor 2025, ora 12:00), janë: Mamushë (6), Shtërpcë (17), Junik (6), Hani i Elezit (11), Kllokot, Partesh (7), Mitrovicë e Veriut (22), Novobërdë (23), Zveçan (11), Viti (64), Zubin Potok (15), Ranillug (10), Dragash (57), Istog (62), Obiliq (33), Gllogoc (73), Deçan (51), Shtime (34), Klinë (63), Kamenicë (50), Fushë Kosovë (62), Leposaviq (25), Graçanicë (33), Vushtrri (95), Rahovec (78), Skënderaj (72) dhe Kaçanik (45).

- Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë u zhvilluan më 28 dhjetor, dhe nga ky proces deri më tani sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, LVV ka dalë e para me 49.34 për qind, e dyta PDK me 20.98 për qind, dhe e treta LDK me 13.57 për qind. 

Mbi 74% e votave të numëruara, procesi vazhdon sot në 11 komuna

Mbi 74 për qind e vendvotimeve në Kosovë janë numëruar deri më tani, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se procesi i numërimit do të vazhdojë sot në 11 komuna të vendit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i numërimit të votave do të vazhdojë sot, duke filluar nga ora 16:00, në 11 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Gjilan, Ferizaj dhe Suharekë.

Sipas të dhënave të fundit, deri të mërkurën në orën 12:00, nga të gjitha QKN-të janë procesuar mbi 1 mijë e 900 vendvotime nga gjithsej 2 mijë e 557, që përbën më shumë se 74 për qind të vendvotimeve në nivel vendi, raporton RTKlive.

KQZ ka bërë të ditur se deri më tani është përmbyllur numërimi në 27 komuna të vendit.

Komunat që kanë përfunduar aktivitetet e numërimit janë: Mamushë, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Kllokot, Partesh, Mitrovicë e Veriut, Novobërdë, Zveçan, Viti, Zubin Potok, Ranillug, Dragash, Istog, Obiliq, Gllogoc, Deçan, Shtime, Klinë, Kamenicë, Fushë Kosovë, Leposaviq, Graçanicë, Vushtrri, Rahovec, Skënderaj dhe Kaçanik.

Votat flasin: LVV dominon, Kurti rekord votash – këta janë emrat më të fuqishëm të zgjedhjeve

Nga: A.M.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndërprerë procesin e numërimit tq votave për kandidatët për deputetët nga radhët e të gjitha partive, ku deri më tani, janë numëruar 76,65% e votave.

Procesi është ndërprerë sot me fillim nga ora 12:00 dhe do të rifillojë nesër, më 1 janar në ora 16:00, për shkak të festës së fundvitit.

Më poshtë, “Bota sot” u sjell rezultatet për 10 deputetët më të votuar të partive politike LVV, PDK, LDK dhe AAK.

Top 10 kandidatët më të votuar te LVV:

1.ALBIN KURTI - 267,726 Vota

2.GLAUK KONJUFCA - 208,560 Vota

3.ALBULENA HAXHIU - 109,618 Vota

4. HEKURAN MURATI - 108,438 Vota

5. DONIKA GËRVALLA- SCHËARZ - 97,741 Vota

6. XHELAL SVEÇLA - 87,180 Vota

7. HAJRULLA ÇEKO - 78,779 Vota

8. AVNI DEHARI - 72,006 Vota

9. MIMOZA KUSARI LILA - 65,565 Vota

10. EJUP MAQEDONCI - 60,993 Vota

Top 10 kandidatët më të votuar te PDK

1. BEDRI HAMZA - 122,380 Vota

2. ARIAN TAHIRI - 56,564 Vota

3. PËRPARIM GRUDA - 52,463 Vota

4. URAN ISMAILI - 41,457 Vota

5. SALA JASHARI - 38,522 Vota

6. VLORA ÇITAKU - 33,927 Vota

7. ARBEN MUSTAFA - 29,180 Vota

8. ENVER HOXHAJ - 28,998 Vota

9. RRAHMAN RAMA - 22,792 Vota

10. GANIMETE MUSLIU - 21,683 Vota

Top 10 kandidatët më të votuar te LDK:

1. LUMIR ABDIXHIKU - 59,735 Vota

2. HYKMETE BAJRAMI - 37,700 Vota

3.UKË RUGOVA - 32,965 Vota

4. AVDULLAH HOTI - 29,739 Vota

5. DOARSA KICA XHELILI - 29,165 Vota

6. KUJTIM SHALA - 26,576 Vota

8. ANTON QUNI - 21,011 Vota

8. ARMEND ZEMAJ - 19,391 Vota

9. LUTFI HAZIRI - 17,430 Vota

10. JEHONA LUSHAKU SADRIU - 13,857 Vota

Top 10 kandidatët më të votuar te AAK:

1. RAMUSH HARADINAJ - 31,237 Vota

2. DAUT HARADINAJ - 18,887 Vota

3. BESNIK TAHIRI - 18,506 Vota

4. BEKË BERISHA - 13,601 Vota

5. AGIM ÇEKU - 12,598 Vota

6. TIME KADRIJAJ - 12,150 Vota

7. BURIM RAMADANI - 11,422 Vota

8. ARBER TOLAJ - 11,062 Vota

9. LAHI BRAHIMAJ - 8,191 Vota

10. ALBANA BYTYQI - 7,457 Vota

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat