Përfundon numërimi i votave: VV fituese e padiskutueshme – ja si do të duket legjislatura e re

Aktuale

Përfundon numërimi i votave: VV fituese e padiskutueshme – ja si do të duket legjislatura e re

Më: 28 dhjetor 2025 Në ora: 08:13 Përditësuar në ora: 12:28 më 31.12.2025
Kuvendi i Kosovës

Pauzë festive: Ndërpritet numërimi i votave – rifillon nesër

Procesi i numërimit të votave është ndërprerë sot me fillim nga ora 12:00 dhe do të rifillojë nesër, më 1 janar në ora 16:00, sipas vendimit të marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ky orar është përcaktuar disa ditë më parë, në kuadër të organizimit të punës gjatë ndërrimit të viteve, duke paraparë një pauzë të shkurtër për festat e fundvitit.

Pavarësisht ndërprerjes së përkohshme, nga KQZ-ja kanë bërë të ditur se procesi do të vazhdojë sipas planit të parashikuar.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, 27 komuna e kanë përmbyllur deri më tani procesin e numërimit.

Procesi i numërimit do të vazhdojë në komunat:Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Ferizaj, Malishevë, Gjilan, Lipjan e Suharekë.

Numërohen afro 70% e votave për deputetë, këta janë top pesë më të votuarit nga secila parti

Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e mbajtura të dielën e 28 dhjetorit po vijon ende.

Deri në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, është bërë numërimi i 68,5 për qind të votave, përqindje kjo e cila nuk e ka ndryshuar top pesëshen e partive.

VV: Albin Kurti 240,263 Vota, Glauk Konjufca 187,285 Vota, Albulena Haxhiu 98,092 Vota, Hekuran Murati 97,208 Vota dhe Donika Gërvalla 87,303 Vota.

PDK: Bedri Hamza 109,795 Vota, Arian Tahiri 50,873 Vota, Përparim Gruda 47,331 Vota, Uran Ismaili 37,295 Vota dhe Sala Jashari 34,428 Vota.

LDK: Lumir Abdixhiku 53,314 Vota, Hykmete Bajrami 33,484 Vota, Ukë Rugova 29,489 Vota , Avdullah Hoti 26,200 Vota dhe Doarsa Kica-Xhelili 25,958 Vota.

AAK: Ramush Haradinaj 27,779 Vota, Daut Haradinaj 17,151 Vota, Besnik Tahiri 16,465 Vota, Bekë Berisha 12,110 Vota dhe Agim Çeku 11,242 Vota.

Mbi 60% e votave të numëruara, këto janë votat e liderëve të partive politike

Nga: A.Sh

Në Komisionin Qendror Zgjedhor po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga votimet e 28 dhjetorit.

Sipas faqes së KQZ-së, janë numëruar 63,63% të votave për kandidatë.

Prin Albin Kurti (LVV) me 217,937 Vota

Bedri Hamza (PDK) - 101,374 Vota

Lumir Abdixhiku (LDK) - 48,268 Vota

Ramush Haradinaj (AAK) - 25,203 Vota

Përfundon numërimi në 9 komuna, vazhdon në 29 të tjera

Nga: Bota sot

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri të martën pasdite është përmbyllur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve në 9 Qendra Komunale të Numërimit.

Komunat që kanë përmbyllur aktivitetet janë:

Mamushë (6 vendvotime)

Shtërpcë (17)

Junik (6)

Hani i Elezit (11)

Kllokot (8)

Mitrovicë e Veriut (22)

Novobërdë (23)

Zveçan (11)

Viti (64)

Deri më tani, e martë, 30 dhjetor 2025, ora 18:00, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara nga të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit është 1,221 nga gjithsej 2,557 vendvotime, ose 47.75%.

Procesi i numërimit dhe verifikimit vazhdon aktualisht në 29 Qendra Komunale të tjera.

Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat transmetohen në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/

50% e votave të numëruara, ja sa vota kanë marrë deri tani liderët e partive politike

Nga: A.Sh

Në Komisionin Qendror Zgjedhor po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga votimet e 28 dhjetorit.

Sipas faqes së KQZ-së, janë numëruar 50,96% të votave për kandidatë.

Prin Albin Kurti (LVV) me 175,350 Vota

Bedri Hamza (PDK) - 80,456 Vota

Lumir Abdixhiku (LDK) - 38,258 Vota

Ramush Haradinaj (AAK) - 19,531 Vota

Rreth 50 për qind e votave të numëruara për deputetë, nuk ndyshon rënditja e kandidatëve

Në Komisionin Qendror Zgjedhor po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga votimet e 28 dhjetorit.

Deri më tani janë numëruar 46,27 për qind e këtyre votave.

Në përditësimin e fundit nuk ka ndryshim të madh në këto votat, ku top 5-shet e partive kanë mbetur të njëjta.

Në Vetëvendosje po prinë Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.

Në Partinë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti dhe Doarsa Kica-Xhelili.

Ndërkaq, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës po prinë Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Agim Çeku.

Numërohen mbi 40% e votave, këta janë “5-shet” më të votuara të partive

Dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i numëruar votat për kandidatët për deputetë qysh nga e hëna dhe deri më tani janë numëruar mbi 40 për qind të tyre.

Në zgjedhje morën pjesë rreth 45 për qind të gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote.

Zgjedhjet i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Më mposhtë mund të shihni se kush janë pesë kandidatët më të votuar në secilën parti kur janë numëruar pak më shumë se një e treta e votave.

Lëvizja Vetëvendosje:

Albin Kurti 137.299 vota

Glauk Konjufca 106.954 vota

Albulena Haxhiu 55.845 vota

Hekuran Murati 55.292 vota

Donika Gërvalla 49.228 vota

 

Partia Demokratike e Kosovës

Bedri Hamza 61.924 vota

Arian Tahiri 29.430 vota

Përparim Gruda 27.363 vota

Uran Ismaili 21.504 vota

Sala Jashari 19.502 vota

 

Lidhja Demokratike e Kosovës

Lumir Abdixhiku 30.235 vota

Hykmete Bajrami 19.160 vota

Ukë Rugova 16.781 vota

Avdullah Hoti 14.781 vota

Doarsa Kica Xhelili 14.772 vota

 

Lista Serbe

Sllavko Simiq 16.616 vota

Igor Simiq 16.164 vota

Liljana Stefanoviq 15.718 vota

Nemanja Bishevac 13.143 vota

Zllatan Ellek 12.889 vota

 

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Ramush Haradinaj 15.247 vota

Daut Haradinaj 9.315 vota

Besnik Tahiri 9.161 vota

Bekë Berisha 6.874 vota

Agim Çeku 6.183 vota

 

Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do t’i ketë 56 ulëse në Kuvend, pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe 9 dhe AAK-ja 6.

Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit i fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota).

Mbetet të shihet nëse Kurti do ta forcojë këtë rekord apo jo. / REL

Numërohen mbi 30% e votave, këta janë “10’shet” më të votuara të partive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka numëruar tashmë 100% të vendvotimeve nga zgjedhjet e së dielës të 28 dhjetorit, numërimi për votat e kandidatëve është në proces e sipër.

Në faqen e KQZ’së, ku publikohen rezultatet e të gjitha partive dhe kandidatëve, deri më tani, figuron se janë numëruar 32,58% e këtyre votave.

Kësisoj, nga Lëvizja Vetëvendosje që doli e para në këto zgjedhje, prin lideri i kësaj partie Albin Kurti, i cili përcjellët nga Glauk Konjufca e në vend të tretë Albulena Haxhiu.

Më poshtë e gjeni listën me 10 kandidatët nga katër partitë kryesore. Lëvizja Vetëvendosje:

1) Albin Kurti – 110,514 Vota

2) Glauk Konjufca – 86,082 Vota

3) Albulena Haxhiu – 44,609 Vota

4) Hekuran Murati – 44,000 Vota

5) Donika Gërvalla Schawrz – 39,117 Vota

6) Xhelal Sveçla – 35,792 Vota

7) Hajrulla Çeko – 32,945 Vota

8) Avni Dehari –  29,290 Vota 9) Mimoza Kusari Lila-  27,259 Vota

10) Ejup Maqedoni – 25,254 Vota

Lista me 10 kandidatët më të votuar deri në këto momente nga Partia Demokratike e Kosovës:

1) Bedri Hamza-  51,710 Vota

2) Arian Tahiri – 24,943 Vota

3) Përparim Gruda – 23,440 Vota

4) Uran Ismaili – 17,877 Vota

5) Sala Jashari – 16,879 Vota

6) Vlora Çitaku – 14,503 Vota

7) Arben Mustafa – 12,749 Vota

8) Enver Hoxhaj – 11,825 Vota

9) Rrahman Ramaj – 9,530 Vota

10) Ganimete Musliu  – 9,278 Vota

Lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës me 10 kandidatët më të votuar deri  më tani:

1) Lumir Abidixhiku – 23,899 Vota

2) Hykmete Bajrami – 15,305 Vota

3) Ukë Rugova – 13,408 Vota

4) Avdullah Hoti – 11,808 Vota

5)Doarsa Kica Xhelili – 11,767 Vota

6) Kujtim Shala – 10,362 Vota

7) Anton Quni – 8,421 Vota

8) Armend Zemaj – 8,056 Vota

9) Lutfi Haziri – 7,060 Vota

10) Janina Ymeri – 5,692 Vota

Lista e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me 10 kandidatët më të votuar deri më tani:

1) Ramush Haradinaj – 12,023 Vota

2) Daut Haradinaj – 7,285 Vota

3) Besnik Tahiri – 7,185 Vota

4)Bekë Berisha – 5,376 Vota

5) Time Kadrijaj – 4,840 Vota

6) Agim Çeku – 4,674 Vota

7) Burim Ramadani – 4,610 Vota

8) Arber Tolaj – 4,199 Vota

9) Lahi Brahimaj – 4,199 Vota

10) Albana Bytyqi – 2,887 Vota

Elezi: 6 komuna me 70 vendvotime kanë përfunduar numërimin e votave të kandidatëve

Deri në përfundimin e ditës së parë pas zgjedhjeve, të hënën në mesnatë, 6 Qendra Komunale të Numërimit kanë përmbyllur procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesura është 70 dhe u takojnë komunave: Mamushë (6), Shtërpcë (17), Junik (6), Hani i Elezit (11), Kllokot (8)  dhe Mitrovicë e Veriut (22).

Procesi i numërimit dhe verifikimit është duke vazhduar në 32 QKN-të tjera.

Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/

Numërohen 100% e votave të rregullta, këto janë rezultatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 100 përqind të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ-ja, fituese e zgjedhjevevtë së dielës është Lëvizja Vetëvendosje me 433 mijë e 394 vota.

Partia Demokratike e Kosovës radhitet e dyta me 184 mijë e 318 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës nga ana tjetër ka siguruar 119 mijë e 201 vota.

Teksa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marr gjithsej 49 mijë e 698 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat