Numërohen mbi 40 për qind të votave nga KQZ, LVV bindshëm e para

Aktuale

Numërohen mbi 40 për qind të votave nga KQZ, LVV bindshëm e para

Nga: A.M Më: 28 dhjetor 2025 Në ora: 20:28
Grafika

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave.

Derisa numërimi po vazhdon, rezultatet aktuale e vendosin Lëvizjen Vetëvendosje si parti të parë.

Me numërimin e 41,02 për qind të votave, LVV ka 48,79 për qind apo 154,826 të votave, përcjell “Bota sot”.

Derisa, PDK ka 19,91 për qind apo 63,180 të votave, LDK me 13,85 për qind apo 43,952, kurse AAK 7,37 për qind apo 23,390 të votave.

Kurse, NISMA me rezultatin aktual nuk e kalon pragun me 1,65 për qind apo 5,233 të votave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat