Kanë kaluar 3 orë nga përfundimi i procesit të votimit.
Përveç kësaj, jemi edhe afër përfundimit të numërimit të votave, ku KQZ ka numëruar mbi 90 përqind të votave.
Për këtë ka pasur reagime pothuajsë nga të gjitha partitë politike, po jo edhe nga një parti tjetër.
Është PDK ajo që nuk ka reaguar dhe nuk ka asnjë deklarim nga kryesia apo kryetari i saj, përcjell “Bota sot”.
Kjo është befasi për një parti që është radhitur e dyta.