Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se merr përgjegjësi për rezultatin e dobët të partisë në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Ai ka thënë se situata kërkon reflektim të thellë dhe do të thërrasë organet e partisë për të diskutuar hapat e mëtejshëm.
Publicisti Milaim Nela, ka thënë se me këtë rezultat, Abdixhikut i ka mbetur vetëm një rrugë, të japë dorëheqje të parevokueshme.
“Lumir!
Kuvendin nuk mund ta therrisni ju!
Për ju ka veç një rrugë:
DORËHEQJE E PAREVOKUESHME!
Me qenë dinjitoz len edhe mandatin e deputetit nese e ke fitu”, shkruan ai.