Numërohen 100% e votave të rregullta, këto janë rezultatet

Aktuale

Numërohen 100% e votave të rregullta, këto janë rezultatet

Më: 30 dhjetor 2025 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 100 përqind të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ-ja, fituese e zgjedhjevevtë së dielës është Lëvizja Vetëvendosje me 433 mijë e 394 vota.

Partia Demokratike e Kosovës radhitet e dyta me 184 mijë e 318 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës nga ana tjetër ka siguruar 119 mijë e 201 vota.

Teksa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marr gjithsej 49 mijë e 698 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat