“Kosova në NATO, ëndrra e çdo shqiptari për Vitin e Ri 2026”

Aktuale

“Kosova në NATO, ëndrra e çdo shqiptari për Vitin e Ri 2026”

Nga: A.M Më: 1 janar 2026 Në ora: 19:35
Harry Bajraktari

Biznesmeni dhe veprimtari shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari ka reaguar me një mesazh për Vitin e Ri 2026, duke theksuar aspiratën madhore të shqiptarëve për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Në reagimin e tij nw Facebook, Bajraktari nënvizon rëndësinë e unitetit kombëtar, forcimit të demokracisë dhe lidhjeve strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar integrimin euroatlantik të Kosovës si një hap vendimtar për sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të shqiptarëve në Ballkan, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Kosova në NATO - Dëshira e çdo shqiptari për Vitin e Ri 2026

Ky Vit i Ri e gjen kombin shqiptar në një moment të rëndësishëm, me mundësi historike

Në Shqipëri dhe Kosovë duhet të vazhdojmë të punojmë për forcimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik, mirëqenien e qytetarëve dhe forcimin e pozitës sonë ndërkombëtare, duke ruajtur unitetin, vlerat tona kombëtare dhe lidhjet e forta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës 🇺🇸🇺🇸

Është dëshirë dhe ëndërr e çdo shqiptari që këtë vit Kosova të anëtarësohet në NATO, ashtu si Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Ky hap do të garantonte përgjithmonë sigurinë e shqiptarëve në Ballkan. Andaj, në këtë fillim viti, u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të punojmë së bashku drejt arritjes së këtij synimi madhor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat