Analisti Driton Tali ka hedhur poshtë pretendimin se Kisha Ortodokse Serbe ka fituar autoqefalinë në vitin 1219. Sipas tij, në atë vit Shën Sava ka marrë vetëm hirotoninë (shugurimin si peshkop) në Nikea, dhe jo Tomosin, dokumentin zyrtar që garanton pavarësinë kishtare.
Tali i referohet një deklarate të Patriarkut Ekumenik Bartholomeu I, i cili ka theksuar se po festohej 800-vjetori i shugurimit të Shën Savës, dhe jo i autoqefalisë së Kishës Serbe. Ai nënvizon se në arkivat e Patriarkanës së Kostandinopojës nuk ekziston Tomos i vitit 1219 për Kishën Serbe, ndërsa Tomosi i vetëm zyrtar daton në vitin 1878.
Sipas Talit, kjo dëshmon se Kisha Ortodokse Serbe është bërë autoqefale vetëm në vitin 1878, dhe jo në Mesjetë, siç pretendohet nga historiografia serbe
Shkrimi i Talit:
Historia serbe fund e kry rrena!
Tashti na del se Kisha Serbe nuk e ka marrë AUTOQEFALINË me 1219, por Shën Sava veç e ka marrë HIROTONINË!
Pra, atëhere, me 1219, Shën Sava veç qenka shugurua në peshkop.
Kështu paska deklaruar Barthalomeu I, Peshkopi Ekumenik i Konstadinopojës (apo siç e quajnë ndonjëherë “Papa ortodoks”), kur ishte ftuar për të festuar “800 vjetorin e Autoqefalisë së Kishës Serbe”:
“Nëse Zoti do, do të vij në Beograd në vjeshtë, me ftesë të patriarkut Irinej, sepse jam ftuar për festimin e 800 vjetëve nga hirotonia e Shën Savës.”
Pra, Shën Sava, në Nikea me 1219 paska marrë hirotoninë nga patriarku Manueli I, por nën juridiksionin e perandorit romak dhe patriarkut të Kostandinopojës, pa nxjerrjen e Tomosit – dokumentit që jep pavarësi të plotë kishtare.
Pra, sa për sqarim, Hirotomia është kur një person shugurohet (promovohet) në peshkop.
Kurse Tomosi është dekret zyrtar, me shkrim, i lëshuar nga Patriarkana (Stamboll) me të cilin një kishë shpallet Autoqefale (e pavarur).
Pra, pa Tomos nuk ka pavarësi (autoqefali). Dhe, në rastin e Kishës Serbe, Tomosi i 1219 nuk ekziston në arkivat e Patriarkanës – ekziston vetëm ai i vitit 1878.
Që do të thotë: Kisha Serbe është pavarësuar me 1878 e jo me 1219!
Bartholomeu I e paska konfirmuar këtë, duke deklaruar se: festojmë 800 vjetorin e shugurimit të Shën Savës në Nikea, e jo "festojmë 800 vjetorin e pavarësisë".
Historianë shqiptarë, a jeni gjallë more, hej?!!!
Ani kur pe kritikojnë disa Kishën Ortodokse Autoqefale të Kosovës, e po shtiren si të lexuar...!!!?
PS: Euroditë historikisht: vetëm Bullgaria, në 1878, pa e pasur ende pavarësinë shtetërore të plotë, fiton autoqefalinë e Kishës së saj, nën presion të fuqishëm nga Rusia, e cila pas fitores ndaj Perandorisë Osmane e kishte marrë rolin e “mbrojtëses së Ortodoksisë”.