Mbi 2 orë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova

Aktuale

Mbi 2 orë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova

Më: 4 janar 2026 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi pritjet në pikat kufitare.

Pritjet për të dalë nga Kosova në pikëkalimin Merdar arrijnë deri në 130 minuta.

Sipas të dhënave të fundit të orës 14:56, në Jarinjë pritjet janë rreth 120 minuta, te Dheu i Bardhë 45 minuta dhe në Bërnjak deri në 40 minuta.

Image
Foto nga MPB

Në pikat e tjera kufitare, si Vërmicë, Hani i Elezit dhe Kullë, qarkullimi po zhvillohet normalisht, ndërsa pritjet në hyrje dhe dalje janë minimale, nga 3 deri në 5 minuta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat