Operohet 9-vjeçarja e plagosur mbrëmë në Gjakovë, gjendja e saj është stabile

Aktuale

Operohet 9-vjeçarja e plagosur mbrëmë në Gjakovë, gjendja e saj është stabile

Më: 4 janar 2026 Në ora: 19:31
QKUK

Dy persona, si pasojë e një konflikti, kanë nxjerrë armët, ndërsa nga ky incident është plagosur një vajzë e mitur.

9-vjeçarja është operuar mbrëmë nga ekipi kujdestar i Klinikës së Neurokirurgjisë. Këtë e ka bërë të ditur për media doktoresha Dafina Basholli.

“Është larguar trupi i huaj, pacientja ka qenë në gjendje stabile. Vazhdon trajtimi i mëtutjeshëm në Klinikën e Neurokirurgjisë”, ka deklaruar ajo.

Burime të mediabe pohojnë se dy të dyshuarit u përkasin familjeve Kurti dhe Duraku.

Sipas policisë, i dyshuari për rastin vazhdon të jetë në arrati dhe i njëjti është në kërkim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat