Ish-deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar lidhur me situatën e rënduar si pasojë e vërshimeve që kanë përfshirë disa zona në Kosovë dhe Shqipëri, duke shprehur solidaritet me familjet e prekura dhe duke kërkuar siguri për ekipet e emergjencave.
Përmes një mesazhi publik, Lushtaku ka shprehur lutje që qytetarët të ruhen “nga çdo e keqe”, ndërsa familjeve të prekura t’u jepet forcë për ta përballuar situatën.
Ai gjithashtu ka kërkuar “mençuri e siguri” për ata që janë në shërbim të emergjencave, duke theksuar rëndësinë e bashkimit dhe kujdesit në këto ditë.
“Ish-deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka reaguar për situtën e rënd me vërshimet në vend. O Zot, në këto ditë vërshimesh në Kosovë dhe Shqipëri, t’i ruash qytetarët tanë nga çdo e keqe, t’u japësh forcë familjeve të prekura dhe mençuri e siguri atyre që janë në shërbim të emergjencave. Na mbaj të bashkuar, të kujdesshëm dhe me shpresë”, ka shkruar Lushtaku.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, bëri të ditur se kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme si pasojë e vërshimeve të mëdha në këtë komunë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas gjendjes aktuale në vend, me përmbytjet e shkaktuara nga vërshimet, raporton KosovaPress.
Osmani ka shprehur mirënjohje për institucionet dhe qytetarët që, përballë reshjeve të dendura dhe vërshimeve gjatë ditës së sotme, po reagojnë me përgjegjësi, profesionalizëm dhe solidaritet në mbrojtje të jetës dhe pronës.