Borë e ngrica pas Merdarit, disa bashkatdhetarë bllokohen në mes të rrugës

Aktuale

Borë e ngrica pas Merdarit, disa bashkatdhetarë bllokohen në mes të rrugës

Më: 10 janar 2026 Në ora: 18:07
Kolonat

Me përfundimin e pushimeve, mërgata është kthyer në perëndim.

Por, kushtet e rënda atmosferike kanë bërë që udhëtimi i tyre të shoqërohet me pengesa.

Udhëtarë me autobusë e vetura, si dhe transportues mallrash, kanë hasur në vështirësi pas kalimit të Merdarit, pasi rruga është me ngrica dhe borë.

Situatë pak më e rënduar është disa kilometra më thellë në Serbi, ku kolona tashmë është bërë e gjatë, për shkak të qarkullimit të ngadaltë të automjeteve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat