Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka vizituar sot babanë e tij në Hagë, aty ku po mbahet në paraburgim.
Endriti, përmes një postimi në rrjetet sociale, shpreh optimist se babai i tij, bashkë me shokë do të dalë së shpejti nga objekti ku mbahen në paraburgim, raporton KosovaPress.
“Optimist. Duke i numëruar ditët kur nga ky objekt do të dalë babi me shokët e tij. Dielli do të lindë përsëri”, ka shkruar Endrit Thaçi.
Thaçi, ndodhet në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.