Një ofensivë propagande e Serbisë që duhet të merret si alarm nga institucionet e Kosovës dhe komuniteti ndërkombëtar, për shkak të prapavijës së rrezikshme të “viktimizimit”.
Këshu ka deklaruar drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi, i cili ka shtuar se duke e kornizuar çdo incident si “valë të histerisë anti-serbe” në Kosovë, si sulm etnik nga shqiptarët dhe si dhunë të “falangave të Kurtit”, Serbia po përpiqet të “legjitimojë” ndërhyrjen e saj në Kosovë, pasi që “ndërkombëtarët po heshtin”.
Kështu, sot një media në Serbi raportoi se serbët Dejan Simiq dhe Radovan Millosheviq janë plagosur në një shkëmbim zjarri në Deçan sot pas mesnatës, ndaj tyre qëlloi Ismet Zukaj.
Sipas “Politika” para krimit, ai ishte ulur me një "polic" të Kurtit në një tavolinë dhe kishte disa persona të tjerë në shoqërinë e tyre. Vrasësi është nga fshati Istiniq, një vendbanim në komunën e Deçanit në Kosovë, shkuran një media serbe,
Këto raportime drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi po i cilësohen propagandë serbe, me incidente ndëretnike. Ai ka paralajmëruar për një ofensivë të koordinuar propagandistike të Serbisë, e cila, sipas tij, paraqet rrezik serioz për stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë
Sipas medias Politika, krimit nuk i parapriu ndonjë grindje, por Zukaj vetëm filloi të qëllonte ndaj serbëve dhe ky është një sulm i motivuar etikisht sepse Zukaj nuk i njeh njerëzit që qëlloi, as ata nuk e njohin atë. Ai qëlloi ndaj tyre vetëm sepse janë serbë!
Dejani dhe Radovani janë plagosur rëndë dhe ndodhen në spital në Prishtinë dhe Pejë.
Radovani u qëllua disa herë në stomak dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Pejës, ndërsa Dejani u qëllua në legen dhe ndodhet në spitalin e Prishtinës.
Dejani është një person i zhvendosur nga Peja, ndërsa Radovani është nga Deçani.