Bedri Hamza kërkon rinumërim të plotë të votave në Kosovë

Aktuale

Bedri Hamza kërkon rinumërim të plotë të votave në Kosovë

Nga: A.SH Më: 19 janar 2026 Në ora: 11:33
Bedri Hamza

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se mospërputhjet e zbuluara gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave janë tepër shqetësuese.

Ai thekson se rinumërimi i plotë në të gjithë Kosovën është i domosdoshëm dhe kërkon nga institucionet të veprojnë menjëherë për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve, duke paralajmëruar se çdo vonesë cenon besimin qytetar.

Postimi i Hamzës:

Janë tepër shqetësuese mospërputhjet e mëdha të zbuluara gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave. Në këto rrethana të krijuara, si Kryetar i PDK-së vlerësoj se rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën është hap i domosdoshëm dhe i drejtë.

Institucionet përgjegjëse e kanë obligim kushtetues të veprojnë menjëherë për ta mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor.

Çdo vonesë apo hezitim është cenim i drejtpërdrejtë i besimit qytetar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat