Arianit Sllamniku përfundon 1 muaj në paraburgim

Aktuale

Arianit Sllamniku përfundon 1 muaj në paraburgim

Më: 22 janar 2026 Në ora: 10:18
Arianit Sllamniku

Gjykata Themelore e Gjilanit ia ka caktuar një muaj paraburgim Arianit Sllamnikut.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i kësaj gjykate Sabit Shkodra.

Sllamniku dyshohet për dy vepra penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’ dhe ‘Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave”.

Hetimet ndaj tij nisën pas raportimit të emisionit KIKS Kosova.

Pa qenë as mjek, ai pretendonte se e ka “shërimin” për autizmin tek fëmijët.

Në këmbim të 4 mijë eurove, Arianit Sllamniku, dyshohet se iu ofronte fëmijëve ilaçe të kafshëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat