Presidentja e Republikës së Kosovës ka zhvilluar dje në Davos një takim me Presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam, pas takimit të tyre të parë në Singapor.
Në fokus të bisedës ishin marrëdhëniet e shkëlqyera ndërshtetërore, mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe koordinimi në arenën ndërkombëtare.
Pas liberalizimit të vizave për qytetarët me pasaporta diplomatike dhe zyrtare, Presidentja propozoi si hap të radhës liberalizimin e plotë të vizave për të gjithë qytetarët, duke theksuar se kjo do të forconte më tej bashkëpunimin dhe do të afronte popujt e të dy vendeve.
Po ashtu, u diskutua organizimi i një forumi të përbashkët ekonomik dhe hapja e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në fusha të shumta me interes të ndërsjellë.
Postimi i plotë i Presidentes: