Qeveria miraton dy vendime në mbledhje elektronike

Aktuale

Qeveria miraton dy vendime në mbledhje elektronike

Më: 27 janar 2026 Në ora: 13:55
Albin Kurti

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar dy vendime.

Sipas njoftimit zyrtar, në këtë mbledhje u vendos për:

Themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës;

Autorizimin e pagesës në shumë prej 154,000 euro për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për rritjen e kuotës së kapitalit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në BERZH.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat