Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po rinumërohen kutitë e fundit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga 99% e votave të rinumëruara.
Nga lista e LDK’së, janë 14 kandidatë me diferencë mbi 100 vota nga ky proces.
Me diferencën më të madhe renditet Xhavit Uka, i cili ka -1631 vota.
Pas tij renditet Driton Selmanaj me -1 mijë e 62 vota.
Më poshtë gjeni gjithë kandidatët e kësaj partie që u janë hequr mbi 100 vota nga rinumërimi:
Xhavit Uka – 1,631 Vota
Driton Selmanaj – 1,062 Vota
Anton Quni – 524 Vota
Visar Azemi – 454 Vota
Lumir Abdixhiku – 237 Vota
Rrezarta Krasniqi – 232 Vota
Florian Dushi – 178 Vota
Ardian Shala – 157 Vota
Esra Myrtezani – 155 Vota
Vjollca Kadolli Halili – 140 Vota
Naser Osmani – 124 Vota
Serbeze Muçaj – 121 Vota
Rexhep Kadriu – 101 Vota
Kujtim Shala – 100 Vota