Xhafer Tahiri konfirmon mbështetjen e tij për kryetarin e LDK-së

Aktuale

Xhafer Tahiri konfirmon mbështetjen e tij për kryetarin e LDK-së

Nga: A.SH Më: 31 janar 2026 Në ora: 21:14
Foto nga takimi

Anëtari i LDK-së, Xhafer Tahiri, tha se vota e dhënë në Kuvendin e partisë për konfirmimin e kryetarit ishte nga dashuria për LDK-në, jo nga emocionet, frika apo inati.

Ai theksoi se mbështetja pa kushte synon stabilitet dhe unitet, duke i dhënë prioritet punës për të rikthyer besimin e qytetarëve.

“Ne e bëmë tonën. Tani radha është për punë,” shtoi ai.

Postimi i plotë:

Sot në Kuvendin e LDK-së u konfirmua kryetari.

Nuk e dhamë votën nga emocioni, as nga frika, e as nga inati por nga dashnia për LDK ✌️

E dhamë këtë mbështetje pa kushte sepse LDK-së i duhej stabilitet, jo një përçarje e re.

Nga sot, përgjegjësia është e dyfishtë:

për të ndërtuar unitet real dhe për ta kthyer LDK-në në besimin e qytetarëve.

Ne e bëmë tonën.

Tani radha është për punë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat