Osmani takohet me Bin Rashid al Maktoumin

Aktuale

Osmani takohet me Bin Rashid al Maktoumin

Më: 5 shkurt 2026 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryetaren e Autoritetit të Kulturës dhe Arteve, Sheikha Latifa bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

Takimi zuri vend në Emiratet e Bashkuara Arabe, atje ku po mbahet Samiti botëror për qeverisje, shkruan IndeksOnline.

“Një pasdite në shoqërinë e grave lidere, me nikoqire lartmadhërinë e saj, Sheikha Latifa bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, kryetare e Autoritetit të Kulturës dhe Arteve.

Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë më shumë sesa miqësi: kanë hapësirë për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi edhe në në kulturë, krijimtari, art dhe inovacion”, u shpreh presidentja.

Kjo është një nga shumë takimet që Osmani ka zhvilluar në EBA, me të arritur për samit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat