Tahiri tregon pse AAK abstenoi në seancën konstituive

Aktuale

Tahiri tregon pse AAK abstenoi në seancën konstituive

Më: 11 shkurt 2026 Në ora: 19:13
Besnik Tahiri

Besnik Tahiri nga AAK ka treguar se pse abstenuan teksa po bëhej votimi i Kryetares së Kuvendit dhe nënkryetarëve e ku shtroi pyetjen se pse nuk u konstitua Kuvendi para një viti.

“Në emër të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, më lejoni të them se Kosova humbi një vit. Kosova humbi për një vit të gjitha veprimet dhe të gjitha beneficionet që kish mujt me i pasë. Pyetja që sot i shtroj çdo qytetari të Kosovës: Pse nuk u konstituua Kuvendi para një viti? Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në dy votime abstenoi, për shkak se edhe atëherë, edhe tash, ka qenë pro konstituimit të Kuvendit. Ka dhënë alternativa dhe ka dhënë propozime përmes me ardhjen e ditës deri në këtë situatë kur Kosova humbi dhe qytetarët e Kosovës i morën rezultatet u dëmtuan specifikisht. Për Aleancën, jo pak, e nënkryetarët, padyshim që e zgjodhi një problem për shkak se një çështje politike e cila u ditë në kohën e zgjedhjeve të kaluara si problem politik, është kthy në një interpretim kushtetues. Pra, kjo u zgjodh përmes vendimit të Gjykatës Kushtetuese, mirëpo po ashtu edhe kjo pako ishte një lloj synimi i kamuflimit të votimit për nënkryetarë”, tha ai.

Ai përmendi edhe rastin e Sallavko Simiq.

“Në një kohë, Sllavko Simiqi, respektivisht deputeti i Listës Serbe nuk është pranu, ai u quajt terrorist kur ishte vetë, ndërsa kur hyri në pako u votua. Ne jemi pro konstituimit, abstenuam, mirëpo edhe këtë herë e dhamë qëndrimin tonë për shkak se ne mendojmë dhe vlerësojmë se kjo është një situatë e cila duhet të demaskohet dhe të kuptohet nga qytetarët e Kosovës”, nënvizoi ai.

Megjithkëtë, AAK do të marrë pjesë në seancën që do të thirret për formimin e qeverisë.

“Ne do të marrim pjesë. Nuk e dimë deri më tani cili është programi, nuk e dimë cila është lista e kandidatëve për ministra, mirëpo një e dimë: se siç ka ndodhë herën e kaluar po ndodhë edhe tani, në një procedurë të shpejtë, pa prezantimin e një programi, po vjen një kabinet qeveritar i cili kabinet ende është i panjohur për qytetarët e Kosovës, e ndërsa programi hiç e hiç. Ne ende s’kemi marrë asnjë program, presim të marrim programin, do të jemi në seancë dhe do të votojmë kundër kësaj”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat