Krasniqi nuk konfirmon nëse do të marrë postin e ministër

Aktuale

Krasniqi nuk konfirmon nëse do të marrë postin e ministër

Më: 11 shkurt 2026 Në ora: 20:27
Elbert Krasniqi

Lëvizja Vetëvendosje po tregohet e rezervuar sa u përket emrave për ministra që Albin Kurti mund t’i propozojë në seancën që pritet të fillojë për pak, pas Albin Kurti mori mandatin nga Presidentja Vjosa Osmani për Qeverinë Kurti3.

Elbert Krasniqi, që ka mbajtur postin e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, nuk ka treguar nëse do ta ketë sërish këtë pozitë.

Madje, ai kur u pyet nga gazetarët për këtë çështje, tha “po du me ta lanë pikë në zemër” .

“Po e lëmë surprizë për pak… Po du me ta lanë kështu pikë në zemër, edhe pak, edhe një orë besoj” , u shpreh ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat