Kuvendi miraton 16 komisione parlamentare

Aktuale

Kuvendi miraton 16 komisione parlamentare

Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 21:10
Kuvendi i Kosovës

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, deputetët kanë miratuar përbërjen e 16 komisioneve parlamentare.

Pro votuan 100 deputetë, 1 ishte kundër.

Prej 16 komisione, nëntë do të udhëhiqen nga deputetët e Listës Serbe, tri nga Partia Demokratike e Kosovës, dy nga Lidhja Demokratike dhe komunitetet nga një.

“Kuvendi miratoi përbërjen e 16 komisioneve parlamentare për legjislaturën e 10-të të Kuvendit të Kosovës”, tha kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, teksa mbylli punimet e kësaj seance.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat