Familja e veprimtarit të ndjerë Haki Imeri ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, duke i cilësuar ato si paragjykim të procesit gjyqësor në Hagë dhe mohim të nevojës për zbardhjen e vrasjeve politike gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
Në reagimin e tyre publik, familjarët e Imerit shprehen se deklaratat për “pafajësinë” e ish-krerëve të UÇK-së përbëjnë ndërhyrje të drejtpërdrejtë në një proces që duhet t’i lihet drejtësisë. Ata theksojnë se askush nuk duhet të paragjykojë vendimet e Dhomat e Specializuara të Kosovës, ndërsa shtojnë se deklarimet se procesi është “i padrejtë” apo se “historia nuk mund të rishkruhet” përbëjnë presion dhe tendencë për ta orientuar opinionin publik para përfundimit të gjykimit.
Sipas familjes, është shqetësuese që, siç thonë ata, po mohohen apo relativizohen vrasjet politike të personaliteteve ushtarake dhe intelektuale, si gjatë luftës ashtu edhe në periudhën e pasluftës. Ata vlerësojnë se zbardhja e këtyre rasteve është detyrim moral dhe shtetëror, mbi çdo interes politik apo karrierë personale.
“Ne nuk kërkojmë dënime pa gjykim, por kërkojmë drejtësi. Nuk u tha të presim drejtësinë, por u tha se procesi është i padrejtë. Ky është paragjykim i hapur dhe mohim i dhimbjes së familjeve që presin zbardhjen e vrasjeve politike,” thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
-Zhurmes se kote te Edi Rames iu bashkua edhe Vjosa Osmani duke paragjykuar procesin gjyqesor kinse për “pafajësinë” e Thaçit ..
-Sot, Vjosa Osmani mohoi vrasjet politike ndaj personaliteteve ushtarake intelektuale gjate dhe pas luftes .
-Figura që as nuk i ka njohur.
- Por mbi sakrificën e tyre ka ndërtuar karrierë .
-Ajo sot tregoi se për të, karriera vjen mbi moralin .
-Mbi shtetin.
-Mbi drejtësinë.
-Mbi plagët e familjeve të viktimave të vrasjeve politike.
-Nuk tha të presim drejtësinë.
-Tha se procesi është “i padrejtë”.
-Tha se historia nuk mund të “rishkruhet”.
-Ky është paragjykim i procesit gjyqësor.
-Ky është mohim i nevojës për zbardhjen e vrasjeve politike.
-Si të luftës, ashtu edhe të pasluftës.
-A i duhet Kosovës një President/e që ndryshon qëndrim sa herë i duhet pushteti?
-Jo
-Edhe Lumir Abdixhiku qe rreshtuar karshi Edi Rames por qytetari e vlersoj drejt .
-Pretendimi i Edi Rames për presion nga Gjykata Speciale është i pabazë, i rreme .