Deputeti i Vetëvendosjes, Fatos Geci ka reaguar pasi Kuvendi ka miratuar në parim buxhetin për vitin 2026.
Ai ka bërë me dije se rroga e 13-të pritet të shpërndahet në fund të marsit.
“Vazhdojmë me punë të mira për vendin tone”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Postimi i plotë:
Sot votuam buxhetin për vitin 2026!
Buxheti i shtetit në vitin 2020 ishte 2.3 miliardë, ndërsa sot është 4 miliardë.
Rroga e 13-të pritet të shpërndahet në fund të marsit.
Vazhdojmë me punë të mira për vendin tonë!
Urime të gjithëve!