Mustafa: Ushtria e Kosovës, njëra ndër të arriturat e Kosovës

Aktuale

Mustafa: Ushtria e Kosovës, njëra ndër të arriturat e Kosovës

Më: 17 shkurt 2026 Në ora: 16:50
Rrustem Mustafa

Njëri ndër komandantët e UÇK-së, Rrustem Mustafa, ka folur për të arriturat e Kosovës në këto vite që nga liria dhe pavarësia e vendit.

Mustafa theksoi se njëra ndër fushat ku Kosova ka arritur suksese është edhe zhvillimi i Ushtrisë së Kosovës dhe për këtë është i lumtur. 

Ai ka folur edhe për marshin e sotëm, duke thënë se është një dëshmi që, kur jemi të bashkuar, dalim fitues.

Sipas tij, sot, është koha të reflektojmë jo vetëm për arritjet, por edhe për plagët e hapura, për njerëzit që ende e mbajnë mbi supe barrën e së kaluarës dhe që kërkojnë drejtësi e dinjitet. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat