Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në mesazhin e tij, Erdogan ka riafirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për forcimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare, duke theksuar angazhimin për paqe dhe stabilitet në rajon.
Njoftimi i Presidencës:
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, uron Presidenten Vjosa Osmani për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë.
Në mesazhin e tij, Presidenti Erdoğan ka riafirmuar mbështetja e vazhdueshme e Turqisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për avancimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare. Presidenti Erdoğan po ashtu thekson angazhimin e vendit të tij për paqe dhe stabilitet në rajon.
Teşekkür ederim, Sayın Cumhurbaşkanı! 🇽🇰🇹🇷