Katari uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Aktuale

Katari uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Më: 19 shkurt 2026 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar urim nga zëvendësemiri i Shtetit të Katarit, Abdullah bin Hamad Al Thani, me rastin e përvjetorit të 18 të Pavarësisë.

“Në mesazhet e tyre, ata kanë përcjellë urime të sinqerta për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke i dëshiruar Presidentes shëndet dhe mirëqenie, si dhe popullit të Kosovës zhvillim dhe përparim të mëtejshëm", ka njoftuar Presidenca e Kosovës.

Osmani më tej ka thënë se me këtë urim është shprehur përkushtimi për forcimin dhe thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Katarit. 

Njoftimi i plotë:

Lartmadhëria e Tij, Emiri i Shtetit të Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, dhe Lartmadhëria e Tij, Zëvendësemiri i Shtetit të Katarit, Abdullah bin Hamad Al Thani, kanë uruar Presidenten Osmani me rastin e përvjetorit të 18 të Pavarësisë.

Në mesazhet e tyre, ata kanë përcjellë urime të sinqerta për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke i dëshiruar Presidentes shëndet dhe mirëqenie, si dhe popullit të Kosovës zhvillim dhe përparim të mëtejshëm. Po ashtu, është shprehur përkushtimi për forcimin dhe thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Katarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat