Konjufca pyet opozitën: Nëse jo mua, kë do votonit?

Aktuale

Konjufca pyet opozitën: Nëse jo mua, kë do votonit?

Më: 5 mars 2026 Në ora: 09:53
Glauk Konjufca

Pas u propozua nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e Presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur para mediave rreth kandidaturës së tij.

Ai tha se nëse jo atë, kë do e votonin partitë opozitare.

“Ishte propozim i Vetëvendosjes dhe tash ecim përpara. Mendoj se versioni më i mirë është që edhe opozita të bëjë propozimin e vet.

Pyetja që mungon këto ditë,  është se partitë politike duhet të përcaktohen, nëse nuk e votoni Glauk Konjufcën, kë do ta votoni? Sepse nëse propozon ndonjë emër tjetër, atë tjetrin në vend timin, por askush nuk propozon, as LDK, as PDK. Jam shumë kurioz të di kush është ai që ata do ta votojnë nëse nuk jam unë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat