Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë

Aktuale

Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë

Më: 5 mars 2026 Në ora: 21:06
Lista Serbe

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, mungon në seancën e sotme.

Kjo është një mungesë e rëndësishme për atë çfarë pritet në vijim.

Për të kaluar ndryshimet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani për zgjedhjen e presidentit të vendit përmes votës së popullit, nevojiten edhe ca vota nga Lista Serbe.

Lista Serbe ka 9 prej 20 vendeve të rezervuara për komunitetet joshumicë dhe kalimi i amendamenteve kërkon 2/3 e votave të këtyre komuniteteve, që nënkupton të paktën tri vota nga kjo parti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat