Kurti: Kosova është zemra e shqiptarisë

Aktuale

Kurti: Kosova është zemra e shqiptarisë

Më: 6 mars 2026 Në ora: 19:37
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Akademinë Përkujtimore me rastin e 28-vjetorit të Epopeja e UÇK-së, tha se nuk është as ekzagjerim dhe as mburrje kur thuhet se Kosova është zemra e shqiptarisë.

Sipas tij, askund më shumë se në Kosova nuk është sulmuar aq egërsisht qenia shqiptare gjatë gjithë shekullit XX. Ai theksoi se pikërisht për këtë pjesë të atdheut janë hartuar dhe zbatuar jo një, por dyzina elaboratesh për zhdukjen dhe përzënien e shqiptarëve.

Kurti shtoi se askund më shumë se në Kosovë nuk ka qenë më e gjatë, më e fuqishme dhe më këmbëngulëse qëndresa shqiptare për identitetin, lirinë dhe tokën e vet.

Ai theksoi gjithashtu se Kosova e ka qendrën e saj në Drenica, aty ku, sipas tij, trimat dhe heronjtë marrin përmasën e legjendës, ndërsa flakët, plagët dhe çdo kryengritje përgatisin brezin e ri të kryengritësve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat