Zogiani: Shpërndarja e Parlamentit, veprim impulsiv i presidentes

Aktuale

Zogiani: Shpërndarja e Parlamentit, veprim impulsiv i presidentes

Nga: A.SH Më: 8 mars 2026 Në ora: 09:35
Vjosa Osmani

Zyrtari i VV-së, Avni Zogiani, ka reaguar për shpërndarjen e Parlamentit, duke e cilësuar atë si një veprim impulsiv të presidentes.

Sipas tij, presidentja veproi nën presion politik kundër kryeministrit Kurti, duke përdorur presidencën për qëllime të vogla.

Postimi:

Shkurt e shqip, shpërndarja e Parlamentit ishte reagim impulsiv i presidentes, duke qenë se ajo ishte nën presion për tu pozicionuar politikisht kundër KM Kurti, në një moment kur dihej se opozita nuk do të mundësojë zgjedhjen e kujtdo për president/e.

Përdorimi i presidences për njé qëllim kaq të vogël flet shumë për Vjosën!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat