“Po duan ta çmontojnë Kosovën”, familja Imeri shpërthen ndaj PDK-së dhe Osmanit: Ja kë duhet të votoni

Aktuale

“Po duan ta çmontojnë Kosovën”, familja Imeri shpërthen ndaj PDK-së dhe Osmanit: Ja kë duhet të votoni

Nga: Bota sot Më: 19 mars 2026 Në ora: 09:42
Vjosa Osmani

Familja e Haki Imerit, shkruan rreth zhvillimeve të fundit politike, duke kërkuar që në zgjedhje të votohet kryeministri Albin Kurti dhe Donika Gërvalla.

Përmes një reagimi në Facebook, ata shkruajnë se opozita e pikërisht PDK-ja bashkë me ish- presidenten Osmani po e dërgojnë vendin në zgjedhje.

“Meqë opozita, e pikërisht PDK-ja, bashkë me ish-Presidenten Osmani po e dërgojnë vendin në zgjedhje, kjo tregon qartë se SHIK-u, si organizatë kriminale, dhe PDK-ja si organizatë paramilitare, në bashkëpunim me të dekoruarin e Serbisë, Rik Grenellin, i cili brenda vitit u emërua në disa poste dhe asnjërin nuk e la Trumpi ta ushtrojë, si dhe fqiu verior, po dëshirojnë ta çmontojnë bërthamën e shtetit tonë Kosovës.

- Po dëshirojnë që fitoren plebishitare të Kryeministrit Kurti dhe Donika Gërvallës ta shpërbejnë, në mënyrë që ata të vijnë në pushtet dhe ta copëtojnë Kosovën”, thuhet në reagimin e tyre.

Ata kërkojnë që LDK të mos i bashkohet karavanit të Richard Grenellit dhe SHIK-ut, pasi sipas tyre, nuk do të ngritet por do të zbresë më tutje.

“-LDK-ja nuk duhet, në asnjë rrethanë, t’i bashkohet karvanit të Richard Grenellit dhe SHIK-ut, sepse jo që nuk do të ngrihet, por do të zbresë edhe më tutje.

- Vjosa Osmani tashmë, me fakte, po udhëheq në favor të këtij plani, qysh se shpalli shpërbërjen e Kuvendit.

-Pra, nëse PDK-ja Vjosa Osmani, Edi Rama e Richard Grenelli, na dërgojnë në zgjedhje, do të provojmë që të mos shkojmë, por nëse nuk bën ndryshe, do të shkojmë dhe do t’i sosim”, përfundon reagimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat