Presidentja Osmani shtron iftar për Myftiun Tërnava

Aktuale

Presidentja Osmani shtron iftar për Myftiun Tërnava

Më: 19 mars 2026 Në ora: 11:32
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani për nder të muajit të Ramazanit, shtroi mbrëmë iftar për Kryetarin e Bashkësisë Islame, Myftiun Naim Tërnava dhe delegacionin e tij.

Përmes një postimi nga ana e Presidencës, bëhet e ditur se Osmani theksoi se zemërgjerësia që manifestohet këtë muaj është një kujtesë e fuqishme për rëndësinë e solidaritetit, të përulësisë dhe të përkushtimit ndaj njëri-tjetrit.

Presidentja po ashtu shprehu falënderimin e saj të thellë për kontributin e vazhdueshëm të BIK-it.

Kjo në kultivimin e vlerave të paqes, tolerancës dhe mirëkuptimit ndërmjet qytetarëve tanë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat