Bedri Hamza i shkon BIK-ut në vizitë për Bajram

Aktuale

Bedri Hamza i shkon BIK-ut në vizitë për Bajram

Më: 20 mars 2026 Në ora: 10:50
Foto nga vizita

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka shkuar për vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Nga atje, i pari i PDK-së uroi të gjithë qytetarët e besimit mysliman për festën e Fitër Bajramit.

“Sot si gjithë herë, jemi në vizitë te Myftiu për ta uruar për Bajram, njëkohësisht edhe qytetarët e Kosovës që i takojnë besimit myslimanë. Është shumë mirë që njerëzit në nevojë të ndihmohen.

Shpresoj që ky pozitivitet të përcillet edhe nëpër institucione”, tha Hamza.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat