Nagvaci kërkon ndryshimin e rendit të ditës së seancës plenare

Aktuale

Nagvaci kërkon ndryshimin e rendit të ditës së seancës plenare

Më: 2 prill 2026 Në ora: 11:35
Kuvendi i Kosovës

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite janë 16 pika, me fokus kryesor marrëveshjet ndërkombëtare.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka prezantuar pikat e rendit të ditës dhe au bëri thirrje deputetëve që të votojnë për miratimin e rendit të ditës.

“Katër këto marrëveshje, gjegjësisht projektligje, janë të domosdoshme për sigurimin e burimeve financiare të favorshme për zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare dhe avancimin e reformave strukturore në përputhje me prioritetet zhvillimore të Republikës së Kosovës.

Këto janë shqyrtuar në komisionin funksional dhe kanë marrë miratimin, andaj i ftojmë të gjithë deputetët që të miratojnë këtë propozim për plotësimin e rendit të ditës së seancës”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat