Osmani viziton dy motrat e Heroit Gaspër Karaqi: Familje që i dha shumë vendit

Aktuale

Osmani viziton dy motrat e Heroit Gaspër Karaqi: Familje që i dha shumë vendit

Më: 7 prill 2026 Në ora: 12:54
Foto nga takimi

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është ftuar nga dy motrat e Heroit të kombit Gaspër Karaqi, në Prizren.

Ajo u shpreh se ishte nder të qëndronte në një familje, që siç tha ajo, i ka dhënë shumë vendit.

Postimi i Osmanit:

“Dje në Prizren u ftova nga dy motrat e Heroit të kombit Gaspër Karaqi. Ishte nder të qëndroj në një familje që i dha aq shumë vendit, të bisedojmë me ta për të ardhmen e njëkohësisht t’i urojmë ditëlindjen nipit Erionit i cili e ka ëndërr t’i bashkohet Policisë së Kosovës dhe të vazhdojë kontributin e familjes për vendin tonë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat