Baraliu: Kushtetua ka nevojë për rishkrim

Aktuale

Baraliu: Kushtetua ka nevojë për rishkrim

Më: 9 prill 2026 Në ora: 23:34
Profesori universitar, Mazllum Baraliu

Profesori universitar, Mazllum Baraliu ka thënë se Kushtetuta e Kosovës edhe pse një akt i rëndësishëm për shtetin nuk është origjinale, nuk është burim i sovranitetit të vendit.

Ai ka thënë se Kushtetuta ka nevojë të ndryshime deri në rishkrim.

Kjo, pasi sipas tij, shumë dispozita kanë shkaktuar problem, e këtu ka cekur atë të zgjedhjes së presidentit.

“Ka nevojë për ndryshime deri te rishkrim, sepse ka shumë dispozita të cilat koha i ka dëshmaur të cilat jo që nuk kanë ndihmuar në zgjidhjen e problemit, por na kanë shkaktuar edhe ngërce e kriza politike. Ajo çka është me freskët, zgjidhja kushtetuese e dispozitave përkatëse sa i përket zgjedhjes së presidentit. Kjo kushtetutë po krijon probleme dhe po zbërthen kriza”, ka thënë Baraliu në emisionin “InfoNata”.

Ai ka thënë se Kushtetua e vendit është sfiduar në zbatim, por sipas tij me të drejtë për shkak se Kosova është shtet I ri e demokraci e re.

Kushtetuta e Kosovës u miratua 18-vjet më parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat