Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka uruar Pashkët Ortodokse për të gjithë qytetarët e vendit që e festojnë këtë festë të rëndësishme fetare.
Përmes një postimi në Facebook, Ambasada e SHBA u uroi kremtim të lumtur dhe të begatë, duke theksuar rëndësinë e paqes, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve.
“Gëzuar Pashkët Ortodokse të gjithë atyre që festojnë në Kosovë”, thuhet në urimin e ambasadës.
Kjo festë shënon një moment të rëndësishëm për besimtarët ortodoksë, duke simbolizuar ringjalljen, shpresën dhe fillimet e reja.